13 Dhjetor 2016 - 16:31
Qëllimi i këtij takimi, bëhet e ditur përmes një komunikate, ishte realizimi i rekomandimeve të dala nga konferenca me juristë e avokatë shqiptarë nga diaspora.
“Një nga rekomandimet e dala nga kjo konferencë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet juristëve dhe avokatëve shqiptare të diasporës dhe avokatëve e institucioneve të Kosovës ishte publikimi i listës së juristëve dhe avokatëve të diasporës në uebfaqen e Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Murati ia dorëzoi listën e juristëve dhe avokatëve të diasporës Havollit, thuhet më tutje.
Publikimi i kësaj liste do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet juristëve e avokatëve të diasporës dhe avokatëve - anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera të Kosovës. Po ashtu, kjo listë ka rëndësi, meqë mundëson kontaktet mes tyre, angazhimin dhe përfaqësimin e avokatëve në vende të ndryshme jashtë Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...