13 Dhjetor 2016 - 16:23
Hoxha i informoi anëtarët e komisionit lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar dhe Strategjitë Kombëtare për bashkëpunimin rajonal, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës është e qetë dhe e sigurt, sipas Hoxhës, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë rast që do të cenonte sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Po ashtu Hoxha i njoftoi edhe për autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion. Ai tha se QKMK funksionin 24/7 dhe në kohë reale iu përgjigjet çfarëdo thirrje të qytetarëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...