Fazliq paditet për mashtrim nga Tatimet në Tiranë

13 Dhjetor 2016 - 16:12      

Tetë vjet pasi i mbylli llogaritë me drejtësinë, duke marrë pafajësinë për veprën penale të pastrimit të parave, emri i biznesmenit Damir Fazliq duket se është rikthyer sërish në regjistrat e prokurorisë.

Buritme të TCH thanë se është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë që ka dorëzuar një javë më parë një kallëzim pranë njësisë task forcë.

Sipas burimeve, në raport përmendet një shoqëri e themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliq.

Përmes kësaj shoqërie, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, ka dyshime se mund t’i jetë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Sipas raportit ka dyshime se kjo skemë është aplikuar gjatë vitit 2011, ndërkohë që nën hetim përveç dyshimeve për mashtrim janë edhe disa punonjës të mëparshëm të Tatimeve. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat.

Emri i Fazliq është denoncuar shpesh nga opozita socialite në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Në valën e këtyre akuzave, Prokuroria e Tiranës çeli hetimet kryesisht mbi dyshimet e pastrimit të parave.

Megjithëse prokuroria pretendoi se përmes një shoqërie të regjistruar në gjykatë Fazliq kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, kjo kompani u dyshua se nuk kishte kryer asnjë aktvitet në Shqipëri.

Në përfundim të gjykimit u konkludua se Damir Fazliq ishte i pafajshëm me argumentin e mos vërtetimit se ai kishte kryer ndonjë vepër penale në vendin tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...