Në TM3 kostoja e ndërtimit shënoi ngritje

13 Dhjetor 2016 - 14:54      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2016.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e tretë (TM3) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM2 2016. Rritjet më të madhe ishin te; kategoria e energjisë prej (0.7%); materialet hidro-sanitare (0.7%); makineritë (0.5%); materialet elektrike (0.3%); materialet ndërtimore (0.2%); dhe kostot e tjera (0.1%).

“Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2016 pësoi rënie prej(-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015). Rënia më e madhe u vërejt të kategoritë: makineria (-33.3 %); energjia (-15.9 %); materialet ndërtimore (-0.8%); dhe materialet elektrike (-2.4%)”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te: kategoria e materialeve hidro-sanitare (1.5%); makineritë (3.6%); dhe kostot e tjera (0.2%).
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit për TM3 2016, klikoni KËTU.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...