13 Dhjetor 2016 - 14:26
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Hoxhaj e ka falënderuar homologun e tij, Davor Ivo Stier për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës jo vetëm në shtetndërtimin e brendshëm por edhe në atë të jashtëm.
Kroacia, sipas Hoxhajt, mbetet një nga mbështetësit kryesor të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Edhe ministri i jashtëm kroat ka vlerësuar raportin e shkëlqyer ndër-shtetëror me Kosovën dhe ka thënë se ky raport do të thellohet në vazhdimësi. Merret vesh se shumë shpejtë do të zhvillohen edhe vizita zyrtare nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Në anën tjetër, Kroacia është rikthyer në top-temën në rajon në 24 orëshin e fundit pasi mësohet se ka bllokuar kapitullin e 26 për hapje të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Mediat serbe kanë raportuar që me të marrë vesh për bllokimin e Kroacisë, kryeministri serb Vucic ka anuluar pjesëmarrjen në takimin që ka pasur me BE-në në shenjë proteste.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm Serb ka thënë se është krijuar frymë anti-serbe në Bashkimin Evropian, dhe se ky union po i jep të drejtë vendimi Kroacisë duke u treguar i padrejtë ndaj Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...