LB: Partive shqiptare në Maqedoni u duhet konsensusi

13 Dhjetor 2016 - 13:58      

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë brenda spektrit politik shqiptar, në masë të konsideruar kanë përçuar një mesazh pakënaqësie të elektoratit shqiptar me partitë politike tradicionale.

Dalja e vogël në votime, votimi i partive të reja shqiptare, por edhe vota e një pjese të elektoratit për LSDM-në janë pjesë e kësaj pakënaqësie, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes për Bashkim lidhur me zgjedhjet në republikën fqinje, transmeton Koha.net.

Ky rezultat elektoral, i cili i lë shqiptarët me shumë më pak deputetë se mandatin e kaluar por me më shumë peshë politike në parlament për shkak të raportit të forcave të partive kryesore maqedonase, do të duhej të ishte një moment rikujtimi për subjektet politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë lidhur me fuqinë e faktorit shqiptar në këtë shtet.

Vazhdimi i politikës së deritanishme, që të shërbejnë vetëm si dekor i partive politike maqedonase dhe pushtetit të tyre real, e me pushtet vetëm në shërbim të klikave të ngushta politiko-ekonomike, vetëm sa do ta thellojë ndarjen në mes të partive politike shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë drejtim, votimi i forcave të reja politike duhet të ndihmojë në reflektim si për partitë më të vjetra ashtu edhe për ato që fituan mandate parlamentare.

Lëvizja për Bashkim konsideron se lufta e vrazhdë për pushtet në Republikën e Maqedonisë, ku të drejtat e shqiptarëve vazhdojnë të nëpërkëmben nga pushteti maqedonas, është e pakuptimtë. Andaj, ne konsiderojmë se shqiptarët kanë nevojë për një politikë konsensuale në nivel të subjekteve shqiptare në raport me palën maqedonase për të realizuar maksimumin e të drejtave në kontekstin e sotëm politik në Maqedoni, përfshirë shndërrimin e shqiptarëve në element shtet-formues, - thuhet në komunikatën e Lvëzijes për Bashkim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...