Kosova me të dhëna hapësinore të koordinuara me shtetet e BE-së

13 Dhjetor 2016 - 13:56      

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha së bashku me udhëheqësin e zyrës për Koordinimin e Projekteve në AKK, Muzafer Çaka, janë duke marrë pjesë në punimet dyditore (13-14 dhjetor) të Komitetit Drejtues të projektit IMPULS, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se ky projekt ka për qëllim harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me ato të shteteve anëtare të BE-së, respektivisht në përputhje me Direktivën Evropiane 2007/2 INSPIRE e cila është obliguese për shtete anëtare të BE-së, rrjedhimisht edhe për ato shtete që aspirojnë anëtarësimin në BE.

“Kjo nënkupton që të gjitha shtetet evropiane duhet të kenë të dhëna hapësinore të harmonizuara, të cilat mund të ndër-veprojnë njëra me tjetrën, të jenë në sistem koordinativ të harmonizuar e ngjashëm. Një gjë e tillë do të mundësojë një administrim më të mirë të situatave të ndryshme emergjente, ofrim më të shpejtë e më të saktë të shërbimeve, administrim të mirëfilltë të tokës, planifikim më të mirë hapësinor urban e rural, lehtësim në vendimmarrje, qasje të shpejtë në informacione të sakta e të sigurta”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, qëllimi i takimit të Komitetit Drejtues është diskutimi rreth aktiviteteve të ndërmarra gjatë vitit 2016, plani i aktiviteteve për vitin 2017, dhe buxheti i projektit.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, delegacioni i AKK-së prezantoi gjendjen e aktuale në Republikën e Kosovës në fushën e Infrastrukturës Kombëtare të Informacioneve Hapësinore (IKIH), ecurinë rreth aprovimit të Ligjit për IKIH, Strategjinë për IKIH, përdorimin e Gjeoportalit Shtetërorë për ofrimin e qasjes së lirë në informacione hapësinore, etj.

Në projektin IMPULS marrin pjesë institucionet bartëse për kadastër dhe hartografi nga 6 shtete të regjionit me 8 institucione, përfshi Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia. Projekti financohet nga SIDA suedeze, ndërsa implementohet nga autoriteti suedez për kadastër Lantmateriet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...