Ish-shefit të ICITAP-it Cameron Fisher, Medalje për Merita

13 Dhjetor 2016 - 13:52      

Prishtinë, 13dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot “Medalje për Merita”, ish-shefit të ICITAP-it amerikan në Kosovë, z. Cameron Fisher, i cili ka shërbyer në Kosovë nga viti 2013 deri më 2016.

Medalja i është ndarë për merita të veçanta në angazhimine z. Fisher në ndihmë për shumë projekte të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e zbatimit të ligjit që veprojnë në kuadër të MPB-së, transmeton Koha.net.

Ministri Hyseni dhe z, Fisher evokuan kujtime të veçanta të bashkëpunimit në mes dy institucione dhe për këtë ministri Hyseni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë së pari taksapaguesit amerikan, në avancimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë.

Ndërsa, z. Cameron Fisher, ritheksoi se ICITAP-i dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të punojnë dhe të përkrahin edhe më tej profesionalizimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...