13 Dhjetor 2016 - 13:48
Ministri Bajrami, me këtë rast, ka ftuar mësimdhënësit që të ngrenë përgjegjësinë e tyre, sa i përket avancimit të metodave të mësimdhënies dhe punës së tyre në pajisjen e nxënësve me shkathtësi praktike.
Ministri Bajrami, ka thënë se rezultatet e Testit PISA, të publikuara ditë më parë, nuk duhet të demotivojnë askënd në përmbushjen e përgjegjësive të tyre, përkundrazi duhet të shtojnë kurajën për angazhim maksimal dhe ngritje të cilësisë në mësim.
Ministri Bajrami ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore të Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë, e të cilat janë: reformimi i procesit të mësimdhënies, në mënyrë që të ofrohet mësimdhënie moderne, ndërtimi i karrierës së mësimdhënësve dhe fuqizimi i aspekteve praktike të plan-programeve.
Ministri Bajrami ka ftuar mësimdhënësit që të ngrenë kapacitetet profesionale dhe të promovojnë mësimin dual në shkolla, duke bërë që krahas shkollës, mësimi të zhvillohet edhe në kompani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...