Foto: Koha

Testi PISA kthjell krerët e arsimit, kërkohet mobilizim për ngritje të cilësisë

13 Dhjetor 2016 - 13:46      

Ka filluar takimi i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami me drejtorët komunal të arsimit për të diskutuar rreth rezultateve të testimit PISA.

Me këtë rast Bajrami ka thënë se ky test ka konfirmuar gjendjen reale në arsimin kosovar, por që kjo duhet të shfrytëzohet që të ngritët niveli i arsimit.

“Kosova, 16 vjet pas luftës ka pasur nevojë për një vlerësim ndërkombëtar të gjendjes në arsim që të merren masa. Ky test është pasqyrë reale e gjendjes në arsim dhe parashikimet tona dolën të sakta. Ky rezultat sa është pasqyrë reale është edhe një moment i vetëdijesimit të përgjithshëm dhe mëkëmbjes së sistemit universitar. Nxënësit tanë nuk kanë asgjë më pak se ata të rajonit, prandaj duhet t’iu ndihmojmë në ngritje arsimore”, ka thën Bajrami, raporton KTV.

Ai ka kërkuar që të mobilizohen të gjithë që janë përgjegjës në këtë fushë për të ngritur nivelin e cilësisë.

“Kemi bërë shumë punë dhe besoj se po të mbahej tash PISA rezultati do të ishte ndryshe. Të nderuar drejtorë të arsimit të takoni secilin drejtor, secilin person që është pjesë e kësaj fushe dhe të mobilizohemi. Jemi duke punuar një plan emergjent për sanimin e gjendjes. Mësimdhënësit nuk duhet të ndihen keq, por duhet të rritet disiplina në shkolla, depolitizomi i plotë i arsimit në nivel komunal”, ka shtuar ministri i Arsimit.
Bajrami ka shtuar se është duke u punuar për një kurrikulë që krijon cilësi.

“Po punojmë për kurrikulën që krijon shkathtësi dhe aplikohet teorikisht dhe praktikisht. Aspekti i dytë është strategjia kombëtare për zhvillim dhe koordinator për cilësi duhet të emërohet personi i duhur. Drejtorët nuk duhet të vijnë në ministri vetëm për ndërtim shkollash por edhe për të kërkuar ndihmë për ngritje të cilësisë”, ka thënë Bajrami.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...