Abdixhiku e quan lajm të keq për shqiptarët zgjedhjen e Tillersonit Sekretar i Shtetit

13 Dhjetor 2016 - 13:21      

Analisti i Kohës Ditore, Lumir Abdixhiku ka komentuar zgjedhjen e Rex Tillersonit Sekretar të Shtetit në SHBA, duke thënë se ky është një lajm shumë i keq për shqiptarët, pasi ai është mik personal i Putinit dhe prorus.

“Mik personal i Vladimir Putin, i dekoruar me medaljen e miqësisë nga Kremlini, biznesmen me asete multimiliardëshe në Rusi, Rex Tillerson është zgjedhur Sekretar i Shtetit të SHBA-ve. Një prorus në politikën e jashtme amerikane për 4 vitet e ardhshme, rast i paprecedent”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai më tutje thotë se, “mbi të gjitha, lajm hiç i mirë për shqiptarët. E kemi zakon t'i bëjmë vetes rrafsh, por ç'është e vërteta, një derë e rëndësishme e mbështetjes sonë po mbyllet keq”.

Abdixhiku shton se këtë derë asnjëherë politikanët shqiptarë nuk e shfrytëzuan për të ndërtuar shtet, dhe sipas tij Kosova tani po mbetet vet.

“Fatkeqësisht këtë derë kapësit të zënë me kapje e rahatime familjare s'e shfrytëzuan kurrë për vite rresht. E shfrytëzuan për fotografi, për udhëtime e vizita për meditje - shpeshëherë edhe për dobësimin e kundërshtarëve politik - por kurrë për të ndërtuar shtet, për të bërë ushtri, ekonomi e politikë. Kaq ditën. Të tjerët axhami që kundërshtuan përfshirjen amerikane këndej, tash të rrinë shlirë. Kosova, po mbetet vet”, ka përfunduar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...