Për rastin “Dehari” Kuvendi mblidhet më 19 dhjetor, tani me kërkesë të PDK-së

13 Dhjetor 2016 - 12:44      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se Kuvendi për rastin “Dehari” nuk do të mblidhet më 14, por më 19 dhjetor.

“Me 14 dhjetor nuk do të kemi seancë. Kjo ka qenë kërkesë e vetë deputetëve të Vetëvendosjes, për shkak të gjykimit të disa prej tyre. Seancë do të ketë më 19 dhjetor dhe iniciativa do të jetë e PDK-së. Për mbajtjen e saj do të mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve”, - ka thënë Veseli.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut javën e shkuar diskutoi çështjen e peticionit për rastin “Dehari”, me të cilin kërkohej një seancë e Kuvendit kushtuar kësaj vdekje në ambientet burgut në Prizren.

Kërkesa e Vetëvendosjes dhe e përfaqësuesve të grupeve opozitare ishte që kjo seancë të mbahje më 13 dhjetor, pra sot.

Mirëpo doli se disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ishin atë ditë në një mision ndërkombëtar prandaj për këtë arsye u vendos që ajo të mbahej një ditë tjetër.

U parapëlqye që kjo të jetë 14 dhjetori, por tani doli si pengesë mungesa e disa deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët nesër do të dalin para gjykatës.

Kryeparlamentari Veseli tha se kjo mbledhje me atë rend ditë do të mbahet më 19 dhjetor, dhe me kërkesën e deputetëve të PDK-së.

Për këtë qëllim ai paralajmëroi mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...