Foto: Koha

Veseli: Mitrovica mbetet një, asnjëherë s’do të ketë mur ndarës

13 Dhjetor 2016 - 12:28      

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se muri në Mitrovicë nuk do të ekzistojë asnjëherë.

“Muri në Mitrovicë nuk do të ekzistojë asnjëherë. Është qytet që ka qenë një e ashtu do të mbetet. Çdo tentativë për të ndërtuar mure në shekullin 21 është kundër vlerave evropiane. Është një kompleks rus, por nuk do të ketë sukses. Ky muri nuk do të ekzistojë”, është shprehur Veseli, raporton KTV.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha sot po ashtu se Kuvendi nuk do të mblidhet më 14, por më 19 dhjetor.

“Me 14 dhjetor nuk do të kemi seancë. Kjo ka qenë kërkesë e vetë deputetëve të Vetëvendosjes, për shkak të gjykimit të disa prej tyre. Seancë do të ketë më 19 dhjetor dhe iniciativa do të jetë e PDK-së. Për mbajtjen e saj do të mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve”, - ka thënë Veseli pas takimit me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publuike, Naser Ramadani.

Takimi kishte të bënte me problemin e ciilësisë së ajrit në Prishtinë.

Ramadani me këtë rast tha:

“Vetë qëllimi i këtij takimi ka të bëjë me sensibilizimin e çështjes së cilësisë së ajrit, për jetën e fëmijëve dhe të qytetarëve tanë. Sado që gjendja nuk është alarmante sa në vende të tjera të rajonit, ne si institucione duhet të marrim masa parandaluese, që ajri të mos jetë kërcënim për shëndetin e qytetarëve tanë” – u shpreh Ramadani.

Ndërsa kyreparlamentari Veseli premtoi se Kuvendi do të marrë veprime të nevojshme për të sensibilizuar institucionet përgjegjëse për këtë problem. Shumë shpejtë nga Ministria e Ambientit do ta kemi planin e veprimit’, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...