13 Dhjetor 2016 - 12:20
Gjatë adresimit të tij, Mustafa tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi ekonomik dhe rritja e punësimit.
Ai tha se vendit i duhet një rritje ekonomike prej 6 për qind, në mënyrë që të zbutet numri i të papunëve.
“Ne jemi përcaktuar tek privatizimi, dhe njerëzit kanë mbet pa punë. gjatë vitit kaluar kemi rritje 4.1 % që në matje me regjionin është më e larta. Mirëpo, kjo nuk është tregues cilësor sepse kemi një bazë të ulët te zhvillimit ekonomik. Megjithatë ne kemi trend në rritje”, tha Mustafa.
Kryeministri është pritur nga rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, i cili tha se është shkas i rëndësishëm që Qeveria e Kosovës merret me arsimin në Kosovë, transmeton KP.
Ai tha se nuk mund të jemi të kënaqur me trajtimin që i bëhet arsimit në vendin tonë, dhe se qeveria duhet të fillojë ndryshimet prej kurrikulave.
Kosumi tha se Universiteti i Gjilanit ka një buxhet prej 1 milion e 500 mijë eurosh, ku pjesa më e madhe shkon në paga e meditje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...