Ministri Murati mori pjesë në ekspozitën homazh për dëshmorët nga Zvicra

13 Dhjetor 2016 - 11:25      

Organizuar nga Ministria e Diasporës, përkatësisht nga Qendra Kulturore në Zvicër, në Cyrih u mbajt ekspozita homazh me portretet e 64 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje, në emër të institucioneve të Kosovës, ministri i Diasporës, Valon Murati, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë nga diaspora në të gjitha periudhat e zhvillimit të ngjarjeve në atdhe, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës, znj.Shukrije Ramadani, lexoi emrat e të gjithë dëshmorëve të evidentuar. Në fund, ministri Murati, bashkë me ambasadoren e Kosovës në Bernë, znj.Nazane Breca, ndanë mirënjohje për aktivistë nga fusha të ndryshme që dhanë kontribut të veçantë në komunitet, sidomos në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës së Kosovës në Zvicër.

Ministri i Diasporës gjithashtu, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër, në të cilën u diskutua për gjendjen e mësimit plotësues në Zvicër. Ministri Murati, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, konstatoi se gjendja e mësimit plotësues në Zvicër, sikur edhe në pjesën tjetër të diasporës, është e rëndë. Me këtë rast ai premtoi vazhdimin e mbështetjes nga Ministria e Diasporës, si në aspektin e furnizimit me libra falas, ashtu edhe përmes vazhdimit të organizimit të aktiviteteve të ndryshme për fëmijët nga diaspora, në diasporë dhe atdhe. Ai kërkoi nga LAPSH-i që ta zgjerojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët relevantë që mund të japin kontribut në këtë drejtim.

Gjatë qëndrimit në Cyrih, z.Murati u takua edhe me kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z.Naser Mustafa, dhe me nënkryetarin e këtij rrjeti, z.Qamil Isufi. Në këtë takim u bisedua për nevojën e avancimit të organizimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në diasporë, në një nivel tjetër. Po ashtu, ministri vizitoi edhe dy biznese shumë të suksesshme të diasporës sonë: Munishiküchen GMBH dhe Sprenger Verzeugbau Ag, me pronarët e të cilëve diskutoi për ecurinë e zhvillimit të bizneseve të tyre dhe të diasporës sonë në përgjithësi, si dhe bashkëpunimin e tyre me vendin tonë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...