Foto: Koha

Procesi për rastin “Toka” hapet për medie, por shtyhet për të enjten

13 Dhjetor 2016 - 10:50      

“E kam hapur gjykimin për mediat sepse jam në dijeni që është i rëndësishëm për mediat dhe iu intereson rezultati”, Arcadius Sedek kryetar i trupit gjykues, në rastin “Toka” me Azem Sylën në krye.

Megjithëkëtë, seanca është shtyrë për të enjten për shkak të mungesës së të akuzuarit Hajrullah Berisha, i cili ka ikur nga Kosova, raporton KTV.

“Ai e ka shkelur urdhrin për mos largim nga vendi dhe nga informatat që i kemi nga Policia ai është larguar dhe nuk gjendet në Kosovë”, ka thënë prokurori Danilo Ceccarelli. Gjykatësi ka lëshuar urdhërarrest për Berishën.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi ka thënë se nuk e di ku gjendet klienti i tij, pasi, sipas tij, nuk i funksionon telefoni. Gjyqtari ka thënë se do të vendosë pastaj nëse është e nevojshme të veçojë procedurën ndaj këtij të akuzuari ose jo.

Azem Syla bashkë me 38 persona të tjerë, në mesin e tyre shtetas të Serbisë, akuzohen për 46 pika të ndryshme të akuzës për keqpërdorime me prona në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...