13 Dhjetor 2016 - 10:21
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe drejtori i përgjithshëm i Bankës ProCredit, Ilir Aliu.
Në adresimin e saj, ministrja Bajrami tha se Kosova ka një sistem bankar të shëndoshë i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo shtoi se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në vend është prioritet i qeverisë dhe ky përmirësim përfshin edhe sektorin bankar, që ndikon pozitivisht tek sektorët e tjerë ekonomikë në vend, transmeton Koha.net. Përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në vend është vërtetuar edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore ku Kosova është renditur në vendin e 60-të, theksoi ministrja, e cila potencoi se Kosova ka shënuar përmirësime të dukshme në legjislacion i cili kontribuon në rritjen e aktivitetit afarist si dhe të investimeve të huaja në vend.
Në këtë mes, ministrja përmendi aprovimin e Ligjit për Falimentim dhe Ligjin për Investime Strategjike si zhvillime mjaft pozitive. Znj. Bajrami theksoi po ashtu se MTI është duke e finalizuar hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit Privat.
Më tutje, ministrja Bajrami nënvizoi se një ndër veprimet pozitive të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është Fondi Kosovar për Garanci Kreditore i cili lehtëson qasjen në financa për bizneset kosovare. Fondi tashmë është funksionalizuar dhe vënë në shfrytëzim nga bankat komerciale, theksoi ministrja, dhe shtoi se ky fond pritet ta rris nivelin e financimit të aktivitetit ekonomik në vend duke gjeneruar vende të reja pune.
Ministrja Bajrami tha se është e rëndësishme që bankat në Kosovë të vazhdojnë të rrisin portfolion e shërbimeve të tyre dhe që në periudhën vijuese të punojnë bashkë me Qeverinë e Kosovës në iniciativa dhe projekte të cilat do të targetojnë më shumë bizneset e reja, përfshirë edhe ‘start up’-et, që do të ndikonte pozitivisht në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...