Foto: Reuters

Gruevski e Ahmeti kanë vënë kontaktet e para, thotë Neziri

12 Dhjetor 2016 - 23:41      

Sipas analistit politik, Xhelal Neziri partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoni, VMNRO-DPMNE ka vënë kontaktet e para me BDI-në e Ali Ahmetit për të formuar koalicion qeveritar.

“Kam informacion se VMNRO-DPMNE ka kontaktuar BDI-në për të formuar Qeverinë. Kontaktet e para janë bërë ndërmjet tyre. Ditëve në vijim do të kenë rol të rëndësishëm ndërkombëtarët që pritet të ndërhyjnë që të nxjerrin vendin nga kriza”, ka thënë Neziri në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.

Ai më tutje ka thënë se është paradoksale fitorja e Gruevskit në Maqedoni pas gjithë atyre akuzave ndaj tij, dhe thekson se ende ekziston mundësi që të ketë koalicion të zgjeruar qeveritar.

“Ky është paradoksi i Maqedonisë që edhe pas gjithë atyre akuzave sërish Gruevski merr përqindjen më të madhe të votave. Ai ka instaluar strukturat e saj partiake, duke përfshirë nga administrata dhe institucionet e tjera, ai ka punësuar shumë njerëz të cilët kanë pasur obligim që ta votojnë. Ende ngelet mundësia e hapur që të formohet një koalicion i zgjeruar qeveritar”, është shprehur Neziri.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të së dielës, në të cilat VMRO DPMNE-ja ka fituar 51 deputetë apo dy më shumë se LSDM-ja opozitare me 49 mandate.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 10 mandate, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2 deputetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...