Foto: ilustrim

Serbia është pajtuar për “kod gjeografik” për “Kosmet”

13 Dhjetor 2016 - 07:33      

Serbia është pajtuar që kodi telefonik +383 t’i ndahet “rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe që në aneks dokumentet teknike të Unionit Ndërkombëtar të Telekomit (ITU) Kosovës t’i referohen gjithnjë si “Kosovo*” dhe me fusnotën tashmë të dakorduar në kuadër të dialogut të Brukselit.

Në letrën që Qeveria serbe e ka deponuar në ITU, thuhet se “duke u mbështetur në rregullat e ITU-së, procedura për t’i ndarë një kod thirrës treshifror rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë është përqafuar”.

Në letër, përmbajtjen e së cilës e ka marrë vesh “Koha Ditore” përmes burimeve të sigurta në Bruksel, Beogradi shpreh falënderimet e veta për ITU-në dhe përkrahjen që i kanë dhënë Serbisë gjatë procesit të dialogut në Bruksel, ku përfaqësuesve të Kosovës i referohet si “Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...