Foto: Koha

Deputetët nuk kanë njohuri as për murin e as për rivitalizimin e urës mbi Ibër

13 Dhjetor 2016 - 06:45      

Deputetët e Komisionit për punë të jashtme kanë kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për Marrëveshjen për rivitalizimin e urës në Mitrovicë, që është arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë deklaruar se nuk i kanë parë as Marrëveshjen e as projektin arkitekturor me të cilin do të rivitalizohej ura, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës kanë kërkuar pezullim të dialogut deri në sqarimin e kësaj çështjeje.

Sipas tyre, për ndërtimin e murit nga serbët e veriut do të duhej të diskutohej në Kuvend. Kanë përmendur interpelancë me kryeministrin Isa Mustafa dhe seancë të jashtëzakonshme.

Me propozimet e tyre për ndërprerje të dialogut nuk janë pajtuar deputetët e PDK-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...