
13 Dhjetor 2016 - 06:30
Meqë asnjëra prej dy partive maqedonase nuk i ka numrat, bashkëpunimi me partitë shqiptare është i domosdoshëm për të arritur deri te një koalicion i qëndrueshëm.
Por, sipas njohësve të rrethanave në Maqedoni, edhe pse shqiptarët kanë një mundësi të “artë”, kjo situatë rrezikon të mos zgjasë shumë kohë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i VMRO-DMPNE-së, Nikola Gruevski, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të parakohshme si dhe ka paralajmëruar fillimin e bisedimeve për formimin e Qeverisë së re. Fitore ka shpallur edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të dyja partitë kanë arritur të sigurojnë nga 51 deputetë. Me këtë matematikë, partitë shqiptare do të kenë rol përcaktues në krijimin e Qeverisë maqedonase.
Arianit Xhaferi, aktivist i shoqërisë civile në Maqedoni, ka thënë se nga reagimet dhe analizat e orëve të fundit, duket se partitë shqiptare kanë mundësinë e artë për të qenë faktorë vendimtarë në formimin e Qeverisë së ardhshme, pse jo dhe politikave të qeverisjes në mandatin 2016 – 2020. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...