Vendimi për veturat e vjetra duhet të rishikohet shpejt, thotë Shala

12 Dhjetor 2016 - 22:46      

Një ndër faktorët e ndotjes së ajrit në vendin tonë vlerësohet të jenë edhe importi i makinave të vjetrave, e cila është lejuar nga marsi i vitit të kaluar, pasi qeveria e Kosovës mori vendim për t’i hequr kufizimet e importit, pavarësisht vjetërsisë.

Por, ky vendim pritet të rishikohet.

Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në emision “Ekonomia me Erëzën”.

“Vendimi për lejimin e makinave të vjetra është i dëmshëm për mjedisin në Kosovë. Por, ne e kemi ngritur këtë shqetësim dhe deri në fund të javë presim që ky vendim të rishikohet edhe njëherë nga institucionet përkatëse”, tha ai.

Shala tha se mosha mesatare e makinave në Kosovë është 18 vjeçare, fakt që ndikon shumë në ndotjen e ajrit. Ai shtoi se 30 për qind e ajrit të ndotur shkaktohet nga gazrat e liruara nga veturat.

“Mosha mesatare e makinave në Kosovë është 18 vjeçare, gjë që ndikon shumë në ndotjen e ajrit. Në bazë të një hulumtim që është bërë rezulton se 30 për qind e ndotjes së ajrit në vendin tonë shkarkohet nga gazrat e liruara nga veturat”, deklaron Shala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...