Shala thotë se gjendja e ajrit në Prishtinë nuk është për alarm

12 Dhjetor 2016 - 22:24      

Ndotja e ajrit në kryeqytet nuk është alarmante, siç është deklaruar kohëve të fundit nëpër media. Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në emision "Ekonomia me Erëzën".

Madje ai ka theksuar se gjendja e ajrit është përgjysmë më e mirë se në vitin paraprak.

“Ne nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme të ajrit të ndotur, sepse krahasuar me vitin e kaluar ne kemi ulje të ndotjes së ajrit rreth 50%.
Këtë e them duke u bazuar në mesataren ditore për tejkalim, e që vitin 2015 kanë qenë 75 ditë tejkalimi, kurse këtë vit deri më sot kemi vetëm 35 ditë tejkalimi”, deklaroi ai.

Shala thotë se nuk është i kënaqur me këtë ulje të nivelit të ndotjes, por se ky është një problem i trashëguar dhe nuk mund ta ndryshoj brenda natës.

Ai shton se MMPH-ja është duke marrë masa për parandalimin e ndotjes së ajrit.

“Kemi ngrit kapacitet humane, profesionale dhe shkencore, gjithashtu kemi hartuar një plan strategjik veprimi në bazë një marrëveshje të nënshkruar me Japoninë, e cila hynë në fuqi nga viti 2017. Pra përmes kësaj marrëveshje do të investohen mbi 4 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë së ajrit”, deklaroi Shala, transmeton Koha.net.

Kujtojmë që javën e kaluar në kryeqytet është protestuar kundër ndotjes së ajrit, pas matjeve të publikuara nga Ambasada Amerikane ku thuhet se cilësia e ajrit është në nivelin shqetësues.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...