Tërshnjaku: Asnjë biznes nuk është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të ligjit të duhanit [video]

12 Dhjetor 2016 - 21:40      

Inspektori në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Tershnjaku, ka thënë se në përgjithësi mungon vullneti politik për zbatimin e Ligjit antiduhan në Kosovë.

Në “Puls” të KTV-së ai ka thënë se asnjë biznes nuk është gjobitur me 3 mijë euro, siç e parasheh ky ligj.

“Ne, deri më sot, nga fletparaqitjet tona nuk e kemi asnjë lëndë në gjykatë për lokale afariste që është gjobitur me 3 mijë euro, ashtu siç e parasheh ligji. Spesh fletëparaqitjet tona edhe vjetërsohen dhe nuk ekzekutohen”, ka thënë Tershnjaku, përcjell Koha.net.

Tërshnjaku ka thënë se për dështimin e këtij ligji nuk është fajtor vetëm institucioni ku ai punon.
“Janë të gjithë, e më së shumti inspektoriatet sanitare të komunave. Ata faktikisht edhe nuk po merren me zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit. Mos të harrojmë mungon vullneti politik i kryetarëve të komunave për zbatimin e Ligjit të duhanit”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...