12 Dhjetor 2016 - 21:37
Sipas tij, shkeljet më të mëdha i bëjnë: gastronomia 60 për qind, ndërsa me 30 për qind shkelës janë restorantet.
Nga institucionet publike shkelës të ligjit për kontrollin e duhanit janë objektet komunale me 17 për qind, ndërsa pas komunave pasojnë shkollat e mesme dhe kolegjet.
Ai ka thënë se vetëm brenda një viti, legalisht, në Kosovë futen 2,814 tonë duhan.
“Një pronar i një lokali më ka thënë se nga industria e duhanit i është paguar 15 mijë euro ndërtimi i tendës apo aneksit për duhan pirje”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.
Sipas tij, thjeshtë shkelja e Ligjit për kontrollin e duhanit është bërë normale dhe organet e zbatimit të këtij ligji kanë dështuar.
“Jemi në një situatë ku duhet të bëjmë një fushatë masive sepse jemi duke e humbur luftën dhe po duket se këta 70 inspektorë në gjithë vendin nuk po kryejnë punë”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...