Nga duhani, në Kosovë çdo vit vdesin nga 2200 njerëz [video]

12 Dhjetor 2016 - 21:36      

Skender Syla, shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se sipas statistikave të kësaj organizate, si pasojë e duhan-pirjes del se në Kosovë vdesin rreth 2000 mijë persona.

Ndërsa rreth 200 individ të tjerë llogaritet se vdesin si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura ku konsumohet duhani, apo si quhet ndryshje duhan-pirja pasive.

“Në nivel global si pasojë e duhan-pirjes vdesin në botë rreth 6 milionë njerëz në vit dhe rreth 600 mijë si pasojë e duhan-pirjes pasive”, ka thënë Syla në Puls të KTV-së.

Ai ka thënë se pikërisht vullneti politik po mungon, andaj ky ligj nuk është duke u zbatuar, e rrjedhimisht është duke e dëmtuar shëndeti i popullatës.

“Kërkojmë nga zyrtarët më të lartë të shtetit, që të bëjnë çmos dhe të niset një ofansivë për kontrollin e duhanit”, ka thënë Syla.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...