Sela do që shqiptarët të udhëheqin njërin nga tre postet kryesore në Maqedoni

12 Dhjetor 2016 - 20:43      

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me kriminelët, ato duhet të dalin para drejtësisë dhe gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë me maqedonishten në gjithë vendin.

Sela i bëri këto deklarata gjatë një postimi në Facebook, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni, ku partia e tij fitoi 3 ulëse në Parlament.

“Ne nuk jemi për të mbushur boshllëqe. Nuk do të bashkëpunojmë me kriminelët, ato duhet të dalin para drejtësisë, gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë me maqedonishten në gjithë vendin. Një nga tre postet kryesore të shtetit të udhëhiqet nga shqiptarët, Prokuroria Speciale të vazhdojë punën dhe të zgjedhë urgjentisht rastet e montuara politike. Buxheti me prerje lokale, që të mos eksploatohen shqiptarët. Votuesit tonë nuk janë pronë e jona, që ne t’ia japim njërës apo tjetrës parti. Ne nuk do t’ju zhgënjejmë”, tha Ziadin Sela.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...