Mustafa uron PD-në për 26 vjetorin, përmend Berishën e Rugovën

12 Dhjetor 2016 - 20:36      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Partinë Demokratike të Shqipërisë për 26 vjetorin e themelimit.

“26 vjet më parë, më 11 Dhjetor 1990, studentët, qytetarët dhe elita intelektuale e Shqipërisë themeluan Partinë Demokratike të Shqipërisë. PD-ja kanalizoi vullnetin dhe vizionin e popullit të Shqipërisë për rrëzimin e diktaturës dhe nisjen e rrugëtimit transformues në shoqëri të hapur, pluraliste, me ekonomi të lirë të tregut dhe në përputhje me të gjitha vlerat europerëndimore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa, ka thënë se bashkë me LDK-në e prirë nga Presidenti Rugova, dhe disa parti tjera simotra në rajon, PD-ja me liderin e saj, Sali Berisha, u shndërrua në motor transformues të Shqipërisë duke qenë bartëse e projektit evropianizues dhe euroatlantik.

“Partia Demokratike sot jep kontribut të çmuar në jetën demokratike dhe rrugën e Shqipërisë drejt progresit të gjithanshëm. Urime kryetarit Lulzim Basha dhe të gjithë zyrtarëve e anëtarëve të PD-së. Gëzuar!”, ka shkruar Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...