Daçiq: Pa Rusinë ta kishim të pamundur ta mbrojmë integritetin territorial

12 Dhjetor 2016 - 19:50      

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se pa Rusinë është e pamundur për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë.

Daçiq i bëri këto deklarata gjatë një konference të mbajtur në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Serbi.

“Rusia nuk ka bërë presion mbi Serbinë. Lavrov është një nga mysafirët e mi të preferuar. Rusia aq shumë ka bërë për Serbinë dhe për këtë arsye ne i jemi shumë mirënjohës”, tha Daçiq teksa shtuar se Serbia i është shumë mirënjohëse Rusisë edhe për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial.

“Unë mund t'ju them, pa Rusinë është e pamundur për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial. Serbia kurrë nuk do të jetë një shtet anti-Rusi, si disa të tjerë, ne nuk do të bashkohemi me sanksionet e BE-së”, ka thënë Daçiq.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Moskë më 21 dhjetor, ku do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes Serbi - Rusi për dhurimin e avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake për Serbinë.

I pyetur nga gazetarët se si do të reagojë Brukseli për këtë çështje, Daçiq ka thënë se Kroacia po armatoset nga NATO dhe sipas tij edhe Serbia duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Kur Kroacia po armatoset nga NATO, atëherë ata thonë se nuk është fyese dhe se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt. Por unë pyes veten, kundër kujt Kroacia mund të përdor armatimin, nëse jo kundër Serbisë? Serbia është shtet i pavarur, jo kërcënuese ndaj dikujt, por ne nuk do të lejojmë askë të rrezikojë Serbinë apo Republikën serbe, pa marrë reagimet e duhura nga Beogradi”, ka thënë Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...