12 Dhjetor 2016 - 20:41
Me 7% të pagës, të gjithë të punësuarit do të kontribuojnë në fondin për sigurime shëndetësore, shumë kjo që do të ndahet 3.5 % për të punësuarin dhe po aq për punëdhënësin, raporton KTV.
Derisa, për këtë pjesë të ligjit Qeveria ka nxjerrë një vendim për të zbatuar, qytetarëve nuk do t’u ofrohen shërbime për muaj të tërë.
Kjo ka shqetësuar ata për faktin se nuk do të mund të zgjedhin ndryshe, meqë ndalesa nga paga do të bëhet në mënyrë obligative.
Megjithëse ligji përcakton qartë plotësimin e disa parakushteve për të filluar si mbledhja e premiumeve.
Në pikën e 10 të nenit 37 të këtij ligji thuhet: Grumbullimi i premiumeve do të fillojë, vetëm pasi që lista e shërbimeve e kujdesit shëndetësor themelor të jetë miratuar, lista e shërbimeve pa pagesë të jetë e definuar, çmimi i çdo shërbimi të kujdesit shëndetësor për atë vit fiskal të jetë i dakorduar, së paku 75% e të punësuarve të kenë marrë kartelë të sigurimit shëndetësor dhe së paku 75% të individëve, që u përkasin kategorive të liruara, t’u jetë dhënë kartela e sigurimit shëndetësor.
Ndryshe, skepticizëm për krejt këtë kanë shprehur edhe përfaqësues të FMN-së në Kosovë, të cilët kanë thënë se ende nuk e dimë nëse vendi është i gatshëm apo jo që të ecë përpara me këtë proces, pasi nuk keni ekspertizën e mjaftueshme.
Të punësuarve u ndalen paratë për sigurim... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...