12 Dhjetor 2016 - 19:29
Por, qytetarëve zakonisht u qanë zemra për shpenzimet që zyrtarët i bëjnë për llogaritë e tyre, si udhëtimet e shumta jashtë vendit, drekat e darkat, telefonat dhe karburanti, raporton KTV.
Janë gjithsej 35 institucione që merren me luftimin e korrupsionit, por të anketuarit e KTV-së thonë se nuk u besojnë fare, pasi korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit.
Kanë humbur shpresën dhe nuk e marrin mundin as ta raportojnë këtë dukuri.
Mungesën e besimit të qytetarëve në Organizatat Joqeveritare e arsyetojnë me mostransparencën e zyrtarëve institucionalë për të deklaruar për çdo shpenzim, pasi fundja udhëtimet e tyre, por edhe të gjitha përfitimet, iu mundësohen nga paraja publike e popullit.
Sipas tyre, korrupsioni nuk është më perceptim, sepse për të dinë gjithë.
Afrim Atashi, drejtor i departamentit për parandalimin e korrupsionit, thotë se nuk mund të japë statistika, por qytetarët mund ta raportojnë korrupsionin në numrin e telefonit të menaxhuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Por, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion të qytetarëve, sot gjatë tërë ditës nuk është lajmëruar askush.
Qytetarët thonë se korrupsionin s’mund ta... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...