Ish-punëtorët e KEDS-it protestojnë për respektim të vendimit të Inspektoratit [video]

12 Dhjetor 2016 - 19:21      

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, të cilët kanë marrë vendimet e Inspektoratit të Punës për t’u kthyer në vendet e tyre të punës, kanë protestuar para distriktit të kësaj ndërmarrjeje në Mitrovicë, duke kërkuar kthimin në vendin e punës.

Kanë kërkuar sërish ndihmën e qeverisë që t’ua bëjë të mundur kthimin në punë, pasi varen nga këto paga, raporton KTV.

Në mbështetje të punëtorëve janë edhe drejtues të Federatës së Sindikatave të Pavarura ElektroKosova nga Prishtina.

Ata kanë dhënë edhe një varg propozimesh për KEDS-in vetëm që t’u bëhet i mundur kthimi në punë punëtorëve të larguar.

Punëtorët janë të vendosur që t’i shterin të gjitha mundësitë për ta vënë drejtësinë në vend, pavarësisht se mundësitë ekonomike dhe mosha po u paraqesin vështirësi.

Ata janë përkrahur edhe nga kolegët që aktualisht janë në marrëdhënie pune.

Sindikata e punëtorëve është duke i shqyrtuar mundësitë që të mbajë protesta më të mëdha dhe greva.

Nga ana tjetër, zyrtarë të KEDS-it kanë thënë se kjo kompani është e sigurt se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe procedurat në këtë rast.

Kohavisioni merr vesh se kjo kompani është ankuar në gjykata rreth vendimeve të nxjerra nga Inspektorati i Punës, por zyrtarë të KEDS-it nuk kanë dhënë detaje për këtë veprim.


Ish-punëtorët e KEDS-it protestojnë për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...