12 Dhjetor 2016 - 19:17
Por, seanca nuk ka qenë e qasshme për mediat dhe publikun, e që është mbyllur nga gjykatësi me arsyetimin se është teknike, raporton KTV.
“Kjo është seancë e mbyllur për publikun, sepse seanca ka të bëjë nëse do të pranohet ose do të hidhet poshtë aktakuza. Në fakt, kjo është një seancë e aspektit teknik dhe ju do të lejoheni të jeni të pranishëm në shqyrtim kryesor, nëse do të ketë të tillë”, ka thënë Arcadius Sedek, kryetar i trupit gjykues.
Seancat në këtë fazë, ku lexohet aktakuza dhe të pandehurit deklarohen për fajësinë, janë gjithmonë të hapura.
KohaVisioni ka kërkuar vendimin e shkruar për largim të mediave, ashtu siç kërkohet me nenin 301 të Kodit të Procedurës Penale, por është thënë se ky nen referohet vetëm për shqyrtim gjyqësor, e jo fillestar.
“Gjyqtari u ka kërkuar mediave të largohen për shkak të hapësirës së kufizuar dhe të sigurojë pjesëmarrjen e 22 të të pandehurve dhe 21 avokatëve të tyre, oficerëve të shërbimit korrektues dhe stafit të Gjykatës”, është thënë në një përgjigje të EULEX-it.
Megjithëkëtë, gazetarët kanë qëndruar për 5 minuta në sallë në fillim të seancës, ku ka pasur vend për secilin prej tyre.
Kjo është hera e tretë brenda dy muajve kur gjykatës të Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë vendosur të mbyllin për media gjykime të profilit të lartë. Më herët është mbyllur rasti “Mekaj” dhe rasti “Stenta”.
Avokatët e disa prej të akuzuarve në rastin “Toka” e kanë quajtur si të pabazë vendimin e gjyqtarit Sedek për të mbyllur seancën.
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon ish-komandantin e UÇK-së, Azem Syla, dhe 38 personat e tjerë, me 46 pika të akuzës.
EULEX përgjigjet pse u mbyll për media seanca... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...