Qeveria në Maqedoni varet nga shqiptarët [video]

12 Dhjetor 2016 - 19:13      

Vetëm 20 nga 120 ulëse sa ka gjithsej Parlamenti i Maqedonisë, do të zihen nga deputetë shqiptarë, 9 më pak sesa në legjislaturën e tanishme.

Kjo pasi që nga votat e shqiptarëve atje, BDI-ja do t’i ketë 10 deputetë, 5 Lëvizja BESA, 3 Aleanca për Shqiptarët dhe vetëm 2 PDSH-ja, raporton KTV.

Në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, VRMNO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 39.19% të votave, duke siguruar 51 deputetë, kurse fare pranë saj është renditur koalicioni LSDM i Zoran Zaev, që ka marrë 37.85% të votave, apo 49 deputetë.

Votat e pakta për subjektet shqiptare, për shumë janë një ndëshkim i elektoratit shqiptar për BDI-në dhe PDSH-në.

Për ata që i njohin rrethanat në Maqedoni, si historiani Nuri Bexheti, votat e shqiptarëve për socialdemokratët e Zaevit, mund të shihen edhe si pjekuri dhe një përpjekje për përmbysjen e Gruevskit.

Sipas Bexhetit, rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni nuk i nxjerrin shqiptarët humbës, pasi votat e tyre po rezultojnë të jenë vendimtare.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme në Maqedoni, në këto zgjedhje Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë qenë të heshtura dhe nuk u janë drejtuar votuesve shqiptarë.

Ndërkohë, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, përmes një postimi në ‘facebook’ e ka këshilluar BDI-në që të mos bëjë koalicion me Gruevskin, pasi, siç ka shkruar Ymeri, ai ka dëshmuar se është një shovinist karshi shqiptarëve.

Gjithsesi, përballë këtyre rezultateve, është e vështirë të thuhet se si do të krijohet Qeveria e re në Maqedoni.


Qeveria në Maqedoni varet nga shqiptarët [video] by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...