Qytetarët e Mitrovicës për murin: “Plakut ia mjelin dhinë para syve”

12 Dhjetor 2016 - 19:08      

Asllan Sinan Kurti dhe Gani Barani po shohin punimet që po zhvillohen tek ura në dy pjesët e qytetit tashmë të ndarë.

Pjesa që është kryer për ta duket e bukur, por muri i ndërtuar në pjesën veriore ka prishur pritshmërinë e tyre që përfundimisht qyteti të bashkohet, raporton KTV.

Fajtorë për ndërtimin e këtij muri, i shohin të gjithë udhëheqësit e Kosovës, që, sipas tyre, kurrë nuk punuan për të mirën e vendit.

Ndërkaq, Barani thotë të ketë paralajmëruar që në nisje të punimeve se po ndërtohet muri, por askush nuk ia vuri veshin.

Në veri të Mitrovicës, përpos policëve që mundoheshin të drejtonin komunikacionin për shkak të punimeve që po bëhen, lëvizjet e qytetarëve ishin krejt normale.

Këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin për murin e ndërtuar nga frika se dikush mund t’i qortojë rreth deklarimeve të tyre.

Mirëpo, ka ende të tillë që shpresojnë se qyteti do të bashkohet dhe muri do të rrënohet në tërësi.

Nga e hëna muri ka nisur të shihet qartë, kur punëtorët e njërës nga kompanitë ndërtuese nisën largimin e dërrasave.

Pas alarmit të mediave, Qeveria e pranoi se në Mitrovicë po ndërtohet një mur.

Tek të enjten e javës që shkoi, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndërprenë punimet dhe urdhëruan kompaninë që e ndërtoi murin që të hiqnin 60 centimetra beton, pasi kjo ishte jashtë zonës së projektit të BE-së për rivitalizim të urës së Ibrit.


Qytetarët e Mitrovicës për murin: “Plakut ia... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...