12 Dhjetor 2016 - 19:03
Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për situatën aktuale në Mitrovicë, u kërkua nga Qeveria e Kosovës transparencë dhe llogaridhënie për projektin e rivitalizimit të urës së Ibrit në Mitrovicë, raporton KTV.
Të shqetësuar, anëtarët e Komisionit u dakorduan se duhet të thirret një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje.
Elmi Reçica i PDK-së tha se mungesën e projektit e kishte vërejtur më 2 dhjetor, kur ishte për vizitë bashkë me Komisionin në vendin e punimeve, por që nuk kishte menduar se do të kishte të tilla telashe.
Opozita e quan të vonuar takimin, ndërsa gjithsesi duan seancë të jashtëzakonshme.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të premten e shkuar ka proceduar në Kuvend kërkesën për interpelancë të kryeministrit për këtë çështje.
Në rezolutën e AAK-së kërkohet edhe shkarkimi i menjëhershëm i ministres për Dialog, Edita Tahiri, si dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, derisa shteti serb ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Pozitë e opozitë bashkohen në kundërshtimin me... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...