“Voice of RAE” në Prizren flet për migrimin e parregullt dhe pasojat nga ai

12 Dhjetor 2016 - 18:43      

Sot në Prizren, në kuadër të fushatës që Ministria e Integrimit është duke e realizuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Voice of RAE, filloi raundi i dytë i takimeve me qytetarët nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj u diskutua në lidhje me migrimin e parregullt, pasojat e tij dhe procesin e riintegrimit. Të pranishmit u fokusuan kryesisht në aspektin e punësimit, si forma më e mirë që siguron riintegrim të qëndrueshëm.

Zëvendësministrja u zotua se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen dhe se MIE do të vazhdojë të punojë në informim të qytetarëve në lidhje me migrimin e parregullt si dhe ndërlidhjen e tij me procesin e liberalizmit të vizave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...