12 Dhjetor 2016 - 18:31
Mungesa e transparencës në procesin e dialogut dhe mospërfshirja e qytetarëve ka ndikuar shumë që ky mosbesim të rritet.
“Duke parë shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, Shoqëria Civile i ka bërë ftesë publike ministres për Dialog, Edita Tahiri, kryetarit të Komunës të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, kryetarit të Komunës të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, dhe përfaqësuesve nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, si akterë kryesorë të përfshirë në dialog, që të qartësojnë në mënyrë transparente: Planin për Rivitalizimin e Urës në Mitrovicë dhe ndërtimin e murit në Mitrovicën e veriut”, thuhet në një njoftim për media të këtyre organizatave.
Me gjithë informimin e nevojshëm, këto organizata kanë treguar se asnjë nga të ftuarit nuk i është përgjigjur ftesës publike.
“Mungesa e tyre në takimin diskutues, ka rritur dëshpërimin e qytetarëve të pranishëm, duke e cilësuar këtë mungesë si formë e neglizhencës ndaj qytetarëve dhe gjithashtu mënyrë për të rritur edhe më shumë amullinë e krijuar rreth çështjeve në fjalë”, thuhet në komunikatën e këtyre organizatave, derisa është thënë se nga shumë të pranishëm në këtë diskutim, u vlerësua se në tërësi dialogu në Bruksel vazhdon të jetë jotransparent.

“Ndërsa sa i përket ndërtimit të murit ndarës në veri të urës së Ibrit, qytetarët shprehën shqetësimin e tyre se ky mur mund t’i kontribuojë destabilitetit të vendit dhe pavarësisht nëse do t’i shërbejë modifikimit të një sheshi të mundshëm në atë pjesë, funksioni i tij e dëmton procesin e integrimit të komuniteteve që jetojnë në dy anët e qytetit. Madje, deklaratat shumë kontradiktore që po i japin kohës së fundit, si institucionet e vendit, si ato qendrore edhe ato lokale, edhe njëherë po dëshmojnë që pala kosovare në dialog më shumë është e interesuar për përfitimin e poenëve politikë, sesa për përfaqësimin e interesit të vendit në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, duke marrë për bazë rekomandimet e dala nga ky diskutim publik, bëjnë apel tek institucionet e vendit, të të dy niveleve, që t`iu qasen me më shumë seriozitet projektit të rivitalizimit të Urës së Ibrit, dhe t`iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
“Në të njëjtën kohë, Organizatat e Shoqërisë Civile do të shtyjnë përpara agjendën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve në këtë proces, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar, tek të gjitha institucionet që sot munguan në takim”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...