Hoti: Kosova ende s’e ka të qartë pozicionin e brendshëm për kufirin

12 Dhjetor 2016 - 18:14      

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, kur bëhet fjalë për mundësinë që Mali i Zi ta ndihmojë Kosovën që demarkacioni mes këtyre dy vendeve të mos jetë kusht për viza për kosovarët, thotë se nismat diplomatike janë të mirëseardhura.

Dje me nismë të kryeministrit Isa Mustafa, në Shkodër të Shqipërisë u mbajt edhe një takim mes tij dhe homologut nga Mali i Zi, Dushko Markoviq.

Hoti nuk beson që kjo çështje zgjidhet përmes takimeve të tilla, nëse Prishtina zyrtare nuk e formëson fillimisht pozicionin e vet, duke përfshirë pushtetin dhe opozitën karshi demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nëse kemi përfundimisht qëndrimin që ne demarkimin e kemi bërë në mënyrë të duhur, atëherë duhet ta procesojmë dhe ta miratojmë në Kuvend. Në të kundërtën, nëse kemi dëshmi që demarkimi është bërë në mënyrë jo të duhur, atëherë duhet që sërish të ulemi në bisedime, t’i prezantojmë faktet e reja dhe me Malin e Zi të gjejmë një konkluzion të përbashkët”, ka thënë Hoti, për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj që opsioni i dytë bie nga kombinimi, sepse ne ende nuk e kemi të qartë dhe nuk e kemi fillimisht pozicionin tonë të brendshëm si Kosovë karshi kësaj çështjeje”, ka thënë më tej ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...