Një ekip nga Emiratet në Kosovë për të “inspektuar” punimet rreth Spitalit të Pediatrisë

12 Dhjetor 2016 - 16:24      

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti në një takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesuar nga Hamad Anëar Alzaabi HAD, që janë të caktuar për mbikëqyrjen e projektit, për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë, financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i këtij takimi ishte realizimi i projektit të ndërtimit të Spitalit Pediatrik si dhe përgatitja e terrenit për ndërtim rreth infrastrukturës së ndërtimit. Sadiku falënderoi delegacionin si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rreth investimeve të shtetit të tyre të cilët janë duke investuar në Shëndetësinë e Kosovës në theks të veçantë ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë.

Sadiku njoftoi Hamad Anëar Alzaabin HAD për vendin dhe përgatitjes infrastrukturore ku do të ndërtohet spitali si dhe premtoi se përgatitjet rreth vendit në aspektin infrastruktor si dhe teknik para se të filloi ndërtimi do të përfundojnë në kohë optimale.

Hamad Anëar Alzaabi HAD në fjalën e tij tha se do të jetë i entuziazmuar me angazhimin tuaj rreth përgatitjeve tuaja rreth ndërtimit të spitalit për fëmijë, në mënyrë që së bashku do ta realizojnë projektin e ndërtimit.

Zv. Ministri Sadiku dhe mysafirët vizituan pastaj Spitalin e Pediatrisë, ku debatuan me stafin e mjekëve të cilët do të jen në grupin e miqësisë me autorët e projektit të të spitalit rreth trajnimeve të stafit dhe ecurisë së ndërtimit.

Projekti i ndërtimit do të fillojë rreth muajit mars dhe do të përfundojë deri në fund të vitit 2018.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...