Foto: Koha

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënon ngritje të lehtë

12 Dhjetor 2016 - 16:17      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin nëntor të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin nëntor 2016, krahasuar me muajin tetor 2016, transmeton Koha.net. Ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: sheqeri dhe ëmbëlsirat (2.4%); duhani (1.3%); kafja, çaji dhe kakao (1.4%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupi i pemëve për -5.8% me një ndikim prej -0.1% në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2016 me muajin nëntor 2015 ishte 0.9%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin nëntor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2015 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish 1.3%; qumësht, djathë dhe vezë 2.1%; sheqer dhe ëmbëlsira 9.3%; kafe, çaj dhe kakao 1.4%; duhan 6.4%; veshje 3.1%; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.2%; përdorim i pajisjeve për transportin personal 1.2%; shërbime për transport 7.5% - (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: pemë -3.7% ; perime -5.0% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3% në IHÇK.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...