
12 Dhjetor 2016 - 16:11
Ja letra e familjes:
Letër e hapur nga familja Fazliu dhe Zullufi
Lidhur me vdekjen në QKUK të bashkëshortes, nënës, bijës sonë Sabrije Zullufi- Fazliu, në familjet e saj kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të mos neglizhojnë me këtë rast, pasi që deri më sot kanë kaluar 11 muaj dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj personave përgjegjës në lidhje me këtë rast.
Ky është një sqarim për opinionin, pasi që deri më tani ka pasur spekulime të ndryshme: e ndjera, me datën 20.01.2016 ka qenë në vendin e punës së saj, ku ka punuar si motër edukatore, dhe rreth orës 14.00 është pranuar në Klinikën Gjinekologjike, në Repartin e Konzervativës, pasi që më herët është konstatuar se vuan nga sëmundja “mioma uteri”, si dhe anemisë. Dhe nga mjeku është rekomanduar që të marrë dy doza gjaku dhe një plazmë me qëllim të rimëkëmbjes shëndetësore. Rreth orës 19:30 të kësaj dite e ndjera ka filluar të marrë një dozë gjaku dhe ne familja e kemi lënë në gjendje të mirë. Pranë saj ka mbetur gruaja e vëllait të saj, e cila pas një kohe na ka lajmëruar përmes telefonit se gjendja e saj është përkeqësuar. Kur kemi arritur ne familjarët në Repart, e ndjera ka qenë në gjendje pavetëdije dhe ka marrë frymë më vështirësi.
Mjekët dhe stafi shëndetësor, në këtë rast, përveç që kanë neglizhuar në dhënien adekuate të ndihmës, ata fillimisht dyshohet se nga fillimi i kanë dhënë së ndjerës një dozë të dyshimtë gjaku, e cila i ka shkaktuar asaj gjendje të komës.
Mosreagimi i mjekëve, pasi që pacienti ka kaluar në atë gjendje pas pranimit të gjakut, si dhe mosdhënia e oksigjenit me kohë, po ashtu duke i dhënë diagnoza të gabuara, mosshenimi i elementeve kyçe të keqësimit të gjendjes në raportet mjekësore në Repartin e Konzervativës, si dhe neglizhenca totale nga mjekët në këtë Repart, ka bërë që e ndjera me datën 24.01.2016 rreth orës 11:00 të ndërrojë jetë.
Ne si familje kemi dorëzuar në polici një video-incizim, me qëllim të ndihmës për institucionet e drejtësisë, si dhe deklaratat e familjarëve, të cilat nga Policia janë marrë me vonesë. Vonimi i raportit të mjekësisë ligjore, dhe tash së fundmi mosreagimi i Inspektoratit Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë, mosveprimi nga Prokuroria, si dhe drejtimi të cilin e ka marrë ky rast, na bëjnë të mendojmë se kjo po bëhet qëllimisht për t’ia humbur peshën çështjes.
Mendojmë se deri më tani nuk ka pasur vullnet për të zbardhur këtë rast që e dëshmon edhe vonesa, pasi që kanë kaluar 11 muaj nda vdekja e saj dhe nuk është marrë ndonjë veprim konkret nga ana e Prokurorisë në drejtim të punëtorëve shëndetësor, gjë e cila na dëshpëron neve si familje.
Në mendojmë se qëllimisht janë duke u bërë vonesa të panevojshme, në lidhje me këtë rast. Andaj, na lë të dyshojmë se ka pasur ndikime në institucionet e drejtësisë nga politika. Si familje jemi duke u viktimizuar për të dytën herë nga mosveprimi i drejtësisë, prandaj në këtë rast kërkojmë që shqetësimi i dy familjeve tona të merret në konsideratë, pasi që është shqetësim edhe i një pjese të madhe të qytetarëve, sidomos për papërgjegjësinë e sektorit të shëndetësisë në përgjithësi e cila të ndjerës i ka kushtuar me humbjen e jetës, si dhe ekziston rreziku që të njëjtit ta rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve tjerë, për shkak të neglizhencës dhe joprofesionalizimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...