12 Dhjetor 2016 - 14:16
Dialogu:
Noka: Në cilësinë e dëshmitarit nëse pajisja është përdorur për përgjime, ju duhet të tregoni të vërtetën! Zt. dëshmitar, a jeni në dijeni të futjes së pajisjes së përgjimit në Shqipëri?
Çako: Prokuroria pranë rrethit gjyqësor Tiranë ka dokumentuar procedimin penal nr. 3946 të vitit 2016 dhe i gjithë materiali ndodhet në fashikullin e kësaj dosje penale. Të gjitha pyetjet dhe sqarimet për këtë çështje janë në Prokurori.
Noka: Jeni thirrur për t’i përgjigjur pyetjeve të komisionit. Në rast se deputetët ju kërkojnë komente, ktheni komente. Shprehuni nëse keni dijeni apo jo. A keni dijeni për hyrjen në territorin e Shqipërisë një pajisje dhe a ka hyrë ajo konform procedurave?
Çako: Unë interpretoj detyrimin tim përballë ligjit.
Noka: Nuk je këtu për të interpretuar. Je në cilësinë e dëshmitarit. Këtu nuk jeni në komisionin hetimor me padi penale ndaj jush. Ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës dhe jo me akuzë penale ndaj jush. Ke për detyrë të na thuash... ke dijeni? Ministri ishte kokulur dhe i stepur por tha nuk kishte dijeni.
Çako: Nxjerrja e elementi të kësaj çështje për mua përbën shkelje të ligjit.
Pas pyetjeve dhe përgjigjeve të njëjta të tij, edhe Çako u largua nga mbledhja e komisionit.
Debate në komisionin për pajisjen e përgjimit, Tahiri: Pyesni prokurorinë
Mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e përgjimit me pajisjen ‘IMSI Chatcer’ ku është thirrur në një seancë dëgjimore ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka nisur me përplasje mes kreut të këtij komisioni Flamur Noka dhe deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.
Gjatë fjalës së tij Noka komunikoi se ministri Tahiri është thirrur për të katërtën herë në komision për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këtë çështje.
Më pas ai shtoi se gjithçka do të bëhet në mënyrë të ligjshme. Lidhur me këtë, deputeti Ndreu i kërkoi kreut të komisionit që t’i përmbahet pyetjeve dhe mos të dalë nga kornizat e çështjes në fjalë, ndërsa theksoi se ky rast nuk duhet politizohet.
Ndërsa ministri Tahiri u tha deputetëve se për të gjitha pyetjet duhet të drejtoheshin tek prokuroria që po zhvillon hetimet për rastin.
Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Fill pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra.
Më pas gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për “Shpërdorim detyre”.
Ja debatet e zhvilluara sot në Komisionin Hetimor
Noka: Në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme për përgjimet është i thirrur në këtë seancë dëgjimore për të katërtën herë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në rolin e dëshmitarit.
Ndreu: Dua të kërkoj nga ju zoti kryetar korrektësi maksimale që mos të dalim nga pyetjet dhe mos të bëhemi shkak që komisioni mos të bëhet politik. Ju lutem shumë që mos të kalojmë në akuza dhe kundër akuza.
Noka: Ju siguroj që ne do të bëjmë vetëm detyrë që na cakton ligji si komision. Politikë do bëjmë se jemi politikanë, por ajo që është e rëndësishme është se ky komision është i krijuar nga Kuvendi për të zbardhur një të vërtet pasi ka të bëjë me shkeljen e Kushtetues, Prandaj, të jeni të sigurt se kemi detyrë të jemi të qartë para ligjit. Nuk do bëjmë asgjë më shumë përveçse detyrën dhe zbatimin e ligjit.
Ndreu: Nëse ne do nxjerrim fakte nesër, kemi të drejtë të akuzojmë filanin. Ndaj nuk duhet të bëjmë punën dhe jo show mediatik.
Noka: Ju siguroj që s’ka asnjë problem për tu shqetësuar nga ana jonë. Çdo gjë do ti referohet komisionit. Detyra jonë është që të zbardhet kjo e vërtetë. Nuk thash më shumë. Ji i vëmendshëm, pasi nuk kapërceva kufirin. Qytetarët dhe ligji është më i predispozuar që të dëgjojë dëshmitarin.
Noka: Keni koment për atë çështje?
Tahiri: Unë u përgjigja
Noka: Zt. dëshmitar keni thënë në një emision televiziv se pajisja është përdorur vetëm nga specialistët italianë? I qëndroni kësaj..
Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht
Noka: Në burgun 312 në një libër protokolli ekziston e shënuar: me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut makina me drejtues Entjol Xhelili për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut.
Noka: Entjol Xhelili është punonjës i policisë së shtetit?
Tahiri: Referojuni borderosë së policisë…
Noka: Pajisja është përdoru thjesht për trajnime apo përgjime?
Tahiri: Referojuni hetimeve që po bën Prokuroria.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...