Lumezi kërkon harmonizime për prononcimet publike të personave zyrtarë

12 Dhjetor 2016 - 13:55      

Aeksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit gjatë një takimi me zyrtarë të lartë vendit ka kërkuar që të harmonizojnë, koordinojnë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për prononcimet publike, të cilat janë bërë nga personat zyrtarë në emisionet televizive, transmeton Koha.net.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imerin, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, si dhe Shefin e Departamentit Special Anti Korrupsion në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri, njofton kumtesa nga Prokuroria e Shteti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit, dhe koordinimit sa më të mirë, në mes të Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së këtyre institucioneve dhe luftimit të korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se prioritetet kryesore i institucionit të cilin ai e drejton është ndjekja e suksesshme e personave që kryejnë veprat penale dhe që kanë për qëllim rrënimin e bazave të ekonomisë së vendit.

“Luftimi i këtyre llojeve të krimit duhet të jetë sfidë, jo vetëm e Prokurorit të Shtetit, por edhe e të gjitha organeve shtetërore dhe e shoqërisë kosovare. Për këtë qëllim do të bashkëpunohet me të gjitha organet për zbatimin e ligjit e sidomos me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe me institucionet tjera”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga Millaku dhe Maxhuni, që t’i japin prioritet të gjitha indiceve si dhe pretendimeve të cilat kanë bazë të arsyeshme se është kryer apo është duke u kryer ndonjë vepër penale.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga të pranishmit që të harmonizojnë, koordinojnë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për prononcimet publike, të cilat janë bërë nga personat zyrtarë në emisionet televizive. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...