12 Dhjetor 2016 - 13:34
Gjatë fjalës së saj në Konferencën ndërkombëtare “10 vjet tregti e lirë” me CEFTA-n, siç transmeton Ora News, ajo tha se nuk ka pritur asnjëherë që në dhjetor të ketë një datë për integrimin.
Bregu: Negociatat asocim-stabilizimit kanë zgjatur 3 vjet. Mua sot më duket një kohë e shkurtër po të kesh parasysh që pas vitit 2006, po të nisësh një negociatë me BE-në nuk mund ta nisësh atë pa të dalë thinjat.
Nesër Këshilli i Evropës do të vendosë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Unë nuk kam menduar asnjëherë se Shqipëria do të kishte një datë për çeljen e negociatave dhe kjo nuk ndodh vetëm për fajin tonë. Ama për fajin tonë rrezikon që të shtyhet akoma.
Ky është i vetmi proces ku besoj se ka ardhur koha që të kemi një qëndrim unanim kombëtar, një kompromis historik ku të bëjmë gati vizionin në lidhje me këtë proces edhe për 10 vitet që vijnë. Me gjithë respektin tim ndaj BE-së, shqiptarët kanë humbur jo pak kohë.
Për sa i përket fondeve që thithen nga BE-ja, Bregu u shpreh se bashkitë duhet të ngrenë kapacitetet përkatëse për të qenë konkurrues në rajon.
Bregu: Sot, bashkitë e reja pas reformës territoriale duhet të kuptojnë se fondet e BE-së nuk mund të jenë grante, nuk mund të jenë por duhet të ngremë kapacitetet jo vetëm për të marrë projekte por edhe për të qenë konkurrues në rajon. Shpejtësia dhe konkurrenca janë dy vlera që të bëjnë fitues.
E kundërta e tyre, rehatllëku dhe lypja e fondeve me idenë se të takon, ndaj prit sa të vij thesi tek dera, të lë edhe pas edhe të varfër. “Askush nuk bie në dashuri me tregun e përbashkët evropian”, thoshte Zhak de Lor, sepse tregu i përbashkët evropian nuk provokon ide dhe fjalime dallgëdisëse. Sot tregu i përbashkët evropian është vetëm një ide që Evropa ka provuar që prej vitit 1985.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...