Foto: Koha

Standarde të dyfishta nga Gjykata Themelore e Prishtinës [foto]

12 Dhjetor 2016 - 13:20      

Gjatë kësaj jave do të nisin disa nga proceset gjyqësore për deputetët e Kuvendit, të akuzuar për rastet e gazit lotsjellës, raporton KTV.

Do të mbahen gjithsej 3 seanca.

Seanca e parë do të mbahet për deputeten Shqipe Pantina e VV-së derisa para gjykatës për herë të pritet të dalin edhe Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj.

Në këto raste janë të përfshirë edhe deputetët nga rasti i parë i tillë, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi.

Deputetët akuzohen për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

Por, në këtë rast Gjykata Themelore e Prishtinës ka përdorur standarde të dyfishta duke informuar mediat për orarin e mbajtjes së këtyre seancave dhe pozitat e të akuzuarve, që nuk e bën zakonisht.

Shumicën e kohës, Gjykata dërgon orare vetëm për raste të caktuar dhe jo për të gjitha rastet e profilit të lartë me interes për publikun.

Ky gjithashtu është i rasti i rrallë që dërgohet njoftim për seanca që nuk janë të natyrës korruptive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...