12 Dhjetor 2016 - 12:41
Mësohet se në qëndrimin e tij Komisioni, ka shprehur vlerësim pozitiv për këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese, transmeton BW. Lidhur me këtë fakt, Venecia i është përgjigjur Kushtetueses për disa çështje.
Po ashtu, Venecia shtoi se Vettingut duhet t’i nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetueses.
“Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi ligji i Vettingut është pozitiv. Ligji i Vettingut, i nevojshëm për Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin. Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut”, citohet në opinionin e Venecias.
Komisioni i Venecias theksoi se dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...