Foto: Koha

Deputetët nuk kanë njohuri për gjithë projektin e urës, kundërshtojnë murin në Mitrovicë

12 Dhjetor 2016 - 11:56      

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme sot diskutoi për situatën aktuale në Mitrovicë për shkak të ndërtimit të murit në pjesën veriore të qytetit.

Kryetari i këtij Komisioni Elmi Reçica pati vërejtje se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës. Ai tha se deputetët nuk kanë njohuri për gjithë projektin.

Anëtarja e komisionit Puhie Demaku tha se kjo temë e diskutimit për murin e ka vendin në seancë plenare. Ajo tha se me ndërtimin e murit është prek thellësisht sovraniteti i Kosovës.

Zafir Berisha nga Nisma tha se muri është vazhdimësi e projekteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ky projekt për murin sipas tij është rezultat i marrëveshjeve të fshehura në Kosovë- Serbi në Bruksel. Ai kërkoi pezullimin e këtij projekti dhe kërkoi tërheqjen e ministres Edita Tahiri.

Pal Lekaj,nga AAK tha se ky debat është i vonuar dhe sipas tij e habit fakti përse nuk kanë pasur informacione nga kryetari Agim Bahtiri për urën në ditën kur u vizitua nga ky komision ditë më parë.

Ai tha se rivitalizimi i urës sipas tij duhet t'i bashkojë jugun dhe veriun e jo ndarjen. Lekaj tha se duhet rishikuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të ndërpriten bisedimet Kosovë-Serbi.

Blerta Deliu nga PDK tha se ndërtimi i murit është një projekt i rëndë dhe nuk do koment. Ajo tha se duhet të jenë transparente këto vendime dhe kërkoi rrënimin e murit ngase ka shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Deputeti Reçica propozoi që për situatën e krijuar në Mitrovicë të bëhet një takim ndërmjet shefave të grupeve parlamentare në sesionin pranveror. Ai tha se është që të bëhet një debat apo seancë për murin, por sipas tij jo të mohohen të gjitha të arriturat në atë pjesë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...