Foto: Koha / Ilustrim

Akuzohet një deputet për vepër penale – mashtrim

12 Dhjetor 2016 - 11:18      

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehurit Etem Arifi, deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe të pandehurit B.G. për veprën penale Mashtrim në Subvencione në bashkëkryerje nga neni 336 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri E.A.u akuzua edhe për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i Kodit të Penal të Republikës së Kosovës, raporton KTV.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€.
Këto para nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit Etem Arifi dhe B.G. dhe për persona të tjerë.

Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...