12 Dhjetor 2016 - 10:45
Për shkak të këtij sulmi, që gazetari Morina thoshte se i është bërë me shufra hekuri, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj dy sulmuesve. Bëhet e ditur se aktakuza është ngritur më datë 20 korrik 2016.
“Në rastin tuaj kjo prokurori, ka regjistruar një kallëzim penal PP.257/2016, sipas të cilit të dyshuar janë: Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, ndaj te cilëve prokurori i rastit më 20.07.2016 ka ngritur aktakuzë për veprën penale nga neni 187 KPRK”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Ali Mehmeti, administrator i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Neni 187 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës sanksionon veprën penale të sulmit, ndërsa në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës nuk specifikohet se cili paragraf i këtij neni është marrë parasysh me rastin e ngritjes së aktakuzës, pasi që ky nen i ka tre paragrafe. Paragrafi 1 i nenit 187 parasheh dënim me gjobë ose me burgim deri në 3 vite, paragrafi 2 parasheh dënim me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet dhe paragrafi 3 parasheh dënim me burgim prej 6 muaj deri 3 vjet.
Sipas Kodit të Procedurës Penale gjykata është e obliguar që të caktoj menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës. Veriu.info ka kërkuar përgjigje nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, por akoma nuk ka marrë përgjigje se a e ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar, edhe gati pas 5 muajsh nga ngritja e aktakuzës.
Gazmend Morina ishte sulmuar me shufra hekuri nga Nexhat Dedia, atëherë asambleist i PDK-së në komunën e Mitrovicës dhe anëtar i Bordit në Infrakos, si dhe nga Labinot Krasniqi. Sulmi kishte ndodhur pasditen e 26 janarit 2016 në Vushtrri, derisa Morina ishte me veturën e tij në qytet. Gazetari Morina kishte akuzuar menaxherin e ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, se qendron prapa sulmit për shkak të shkrimeve hulumtuese të tij në lidhje me keqpërdorimet në këtë ndërmarrje. Ne mbrojtje të gazetarit Morina kishte dalë shefi i OSBE-së në Kosovë, AGPK dhe partitë politike me përjashtim të PDK-së, kryetar i degës së cilës Ahmet Tmava, ishte për shumë vite në Mitrovicë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...